Një finale e vërtetë ka qenë ajo në javën e fundit të kampionatit të futbollit në Kosovë. Në javën e fundit janë ndeshur Ferronikeli dhe Prishtina, të cilat rivalizonin për titullin kampion.
Ferronikeli kishte 2 pikë më shumë se Prishtina dhe i mjaftonte barazimi për t’u shpallur kampion.
Ndërkohë ekipi pritës e ka fituar ndeshjen me rezultatin 1-0 duke u shpallur kampion ndërkohë ekipi mik i drejtuar nga trajneri Josa nuk bindi duke e mbyllur sezonin në vendin e dytë.