Vendosni fjalën kyçe....

“Fuqimisht pro jetës”, Trump merr qëndrim lidhur me ligjin e abortit


Presidenti i SHBA-së, Trump, ka bërë deklaratën e tij të parë publike në lidhje me një ndalim të diskutueshëm të abortit në Alabama, duke e përshkruar veten si “fuqimisht pro-jetës”, por po argumenton gjithashtu se aborti është i përshtatshëm në disa raste.

Presidenti amerikan postoi të dielën në llogarinë e tij në “Twitter”, duke deklaruar se procedura është e përshtatshme vetëm si rezultat i përdhunimit, incestit ose kur është në rrezik jeta e nënës.

Duke përshkruar pozicionin e tij, si qëndrimi i njëjtë me ish-presidentin, Ronald Reagan, Trump shpalli “qëndrimin e ri dhe pozitiv për të drejtën e jetës” të administratës së tij, duke akuzuar “Të Majtën Radikale” se po imponohet dramatikisht mbi ligjet e abortit.

“Ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe të fitojmë për jetën në vitin 2020. Nëse ne jemi të marrë dhe nuk qëndrojmë të bashkuar, të gjitha fitoret tona të vështira për jetën munden dhe do të zhduken me shpejtësi”, shkroi ai.

Thirrja vjen disa ditë pasi Alabama miratoi ligjin më të rreptë të abortit në vend, duke kriminalizuar procedurën edhe në rastet e përdhunimit ose incestit dhe duke kërcënuar ofruesit e abortit me burg përjetë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *