Vendosni fjalën kyçe....

Gallatasaraji i heq titullin nga duart javën e parafundit ekipit të presidentit Erdogan


Gallatasaraji është shpallur kampion i Turqisë në një sfidë dramatike në javën e parafundit të kampionatit.

Formacioni i drejtuar nga trajneri Fatih Terim ndodhej në të njëjtën kuotë pikësh me rivalët e Istanbulit, duke e bërë derbin e Stambollit një betejë të vërtetë.

Golin e parë e shënuan miqtë me anë të boshnjakut, Bajiç, ndërsa Gallatasaraji barazoi me fillimin e pjesës së dytë. Këta të fundit shënuan edhe 2 gola të tjerë që u anuluan, para se të shënonin golin e fitores në minutën e 64-t.

Duke qenë se në kampionatin turk për t’u shpallur kampion funksionon rregulli i pikëve në ndeshjet e drejtpërdrejta,

Gallatasaraji shpallet kampion një javë para fundit. Interesant është fakti se Istanbuli drejtohet nga persona që kanë lidhje të ngushta me presidentin e vendit Erdogan dhe sfida e sotme kishte edhe ngjyrime politike.

Kjo gjë është pasqyruar gjerësisht në mediat turke kohë përpara derbit që i jep titullin Gallatasarajit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *