Vendosni fjalën kyçe....

Kampionati i veçantë botëror në Austri, garë me avionë prej letre


Nëse keni ëndërruar ndonjëherë për krahë ekologjikë, ekonomikë dhe jo të zhurmshëm, ndërsa thithni ajrin e shëndetshëm alpin, mjafton të informoheni.

Të gjitha këto mund t’i keni këtu në kampionatin botëror të aeroplanëve prej letre, që Austria e pret këtë fundjavë, si një lojë për të kaluar kohën e fëmijëve të shkollave por që shoqërohet sidoqoftë me një titull botëror.

Garuesit, rreth 180 nga i gjithë globi, kanë mundur të udhëtojnë drejt Salzburgut me pakot e tyre të letrave standarde A4. Mund të konsiderohej një udhëtim turistik klasik në qytet nëse do të kombinohej me pak muzikë të Nozartit, por për një fundjavë të vetëm, skena është për aeroplanët e letrës. Cili prej tyre do të fluturojë në mënyrë më spektakolare ose do të qëndrojë më gjatë në ajër.

Fituesi do të çojë në shtëpi një titull botëror, turneu kualifikues për të cilin u zhvillua në 58 vende të botës. Fituesi i edicioni të fundit në 2015, qëndroi në fluturim për 14.36 sekonda dhe fluturoi për 53.22 metra.

Të gjithë aeroplanët duhet të bëhen në vendin ku organizohet kompeticioni, hangarin 7, shtëpi e avionëve historikë dhe makinave të formula një. Ky vend ka përpara një pamje të magjishme të alpeve si edhe të aeroportit të Salzburgut, që sidoqoftë, është larg mjaftueshëm sa për të mos cënuar hapësirën e tij ajrore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *