Vendosni fjalën kyçe....

Kanceri i zorrëve po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë


Gjithnjë e më shumë të rinj po diagnistikohen me kancer të zorrëve.

Sipas “BBC”-së, ky është rezultati që kanë treguar dy studime mbi sëmundjen në vendet europiane te personat nën 50 vjeç.

Megjithëse numri i përgjithshëm i rasteve tek të rinjtë mbetet i ulët, studimet tregojnë një rritje të shpejtë të normave te 20-29-vjeçarët.

Studiuesit nuk janë të qartë përse po ndodh kjo, por thonë se obeziteti dhe dieta e dobët mund të jenë faktorë ndikues.

Ekspertët u kërkuan mjekëve të mos injorojnë simptomat e sëmundjes tek të rinjtë.

Në shumicën e vendeve të Evropës, programet e ekzaminimit të kancerit të zorrëve fillojnë në moshën 50 vjeç, sepse rastet e sëmundjes janë shumë më të larta në këtë grupmoshë.

Si rezultat, vendet me programe të përparuara, si Britania e Madhe, kanë parë rënien e normave të kancerit të zorrëve tek moshat mbi 50-të.

Por studimet e kohëve të fundit sugjerojnë se normat tani po rriten më shumë në mesin e të moshave nën 50-ve – dhe ka pasur thirrje për nisjen e ekzaminimeve së paku në moshat 45, në veçanti në SHBA.

Rritje e shpejtë tek të rinjtë

Në një studim të publikuar në gazetën Gut, hulumtuesit gjermanë analizuan tendencat në 20 vende evropiane, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Suedinë dhe Francën, duke përdorur të dhëna nga më shumë se 143 milionë njerëz.

Ata gjetën një rritje të rasteve të kancerit të zorrëve nga viti 1990 deri në 2016-ën në shumicën e vendeve – me rritjen më të madhe në mesin e njerëzve në të 20-tat.

Për ta, incidenca e kancerit të zorrëve u rrit nga 0.8 në 2.3 raste për 100,000 njerëz mbi 26 vjet – me rritjen më të madhe të normave, 7.9% në vit, midis 2004 dhe 2016.

Studimi zbuloi se nuk ka patur rritje të vdekjeve nga kanceri i zorrëve për këtë grupmoshë.

Tek njerëzit në moshën 30-vjeçare, normat e kancerit të zorrëve u rritën – por më pak- dhe në mesin e moshave 40-vjeçare normat luhateshin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *