Në performancën e saj shumë të debatuar në “Eurovision”, Madonna bëri thirrje për paqen në rajon. Ndërkohë që ajo dhe reperi Quavo këndonin, dy balerinë të veshur njëri me flamurin palestinez dhe tjetri me atë izraelit, u ngjitën në kulmin e performancës.
Sipas “The Guardian” nuk ka gjasa që organizatorët të jenë të vetëdijshëm për aspektet politike të shfaqjes së Madonës, pasi provat ajo i bënte me dyer të mbyllura.
Një javë para “Eurovision”-it në Izrael, pati protesta kundër mbajtjes së këtij kompeticioni në kryeqytetin izraelit, Tel Aviv. Ndaj Maddona-s kishte thirrje që të mos merrte pjesë si e ftuar nderi, por ta bojkotonte spektaklin. Mirëpo Madonna, zgjodhi t’i përgjigjej këtyre duke thënë se nuk do të përulej para axhendave politike.
Ky kompeticion vazhdimisht është akuzuar për përçimin e mesazheve politike dhe propagandës politike të disa vendeve dhe këtë vit, organizatorët i kanë përforcuar rregullat për ta ndaluar një gjë të tillë. Por duket se ata nuk ia kanë dalë dot dhe jo vetëm për thirrjen e Maddona-s për bashkim, por edhe për shkak të kuptimeve të fshehura apo të shfaqura hapur në tekstet e këngëve të disa prej konkurentëve.