Vendosni fjalën kyçe....

Mbase nuk do donit të ishit në vendin e këtyre peshkatarëve (Video)


Një grup peshkatarësh dhe vëzhguesish janë përballur me një surprizë të pazakontë dhe drithëruese, teksa kishin dalë për të ushtruar pasionin e tyre dhe për të vëzhguar zonën.

Teksa ndodheshin në mes të detit, nga uji del mbi sipërfaqe një balenë gjigante, që hidhet përpjetë vetëm pa metra larg anijes së tyre.

Ngjarja ndodhi në Monterey Bay të Kalifornisë, SHBA, që është në fakt një vend popullor i vëzhgimit të balenave. Por peshkatarët nuk e kishin pritur aspak që të përvballeshin me një pamje të tillë të frikshme dhe emocionuese në të njëjtën kohë.

Imazhet mahnitëse të balenave u kapën nga Douglas Croft, 60 vjeç, dhe vëzhguesi i balenave Kate Cummings si dhe një peshkatar i vetmuar.

Balenat me gungë anë në të njëjtën familje me balenat blu, që janë qeniet më të mëdha në tokë. Ato mund të arrijnë deri në 15 metra gjatësi dhe peshojnë  deri në 30 tonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *