Vendosni fjalën kyçe....

Napoli e bën Interin “të flasë me vete”


Napoli ka shpartalluar Interin mbrëmjen e sotme në fushën e tij me rezultati 4-1.

Napolitanët e dominuan krejt takimin ndaj zikaltërve pa ambicien e duhur që rrezikojnë jo pak këtë fund sezoni.

Golat për Napolin u shënuan nga Zielinski, Mertens dhe Ruiz ndërsa Interi e shkuroi diferencën me anë të një 11 metërshi të shënuar prej Ikardit.

Me këtë fitore napolitanët çimentojnë vendin e dytë ndërsa ekipi nga Milano duhet të fitojë patjetër ndaj Empolit në javën e fundit, në të kundërt mund të mbetet jashtë zonës Champions.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *