Vendosni fjalën kyçe....

Pepsi tërhiqet nga padia ndaj fermerëve indianë, përplasja nisi për pataten “e famshme”


Kompania e njohur PepsiCo ka tërhequr paditë e saj kundër fermerëve indianë të patates, që u akuzuan se kishin shkelur pronën intelektuale të kompanisë.

Firma kishte paditur nëntë fermerë për kultivimin e një patateje të veçantë, të cilën PepsiCo e përdor ekskluzivisht për patatet të skuqura të saj “Lays”, por javën e kaluar ra dakord të ndalonte padië ndaj fermerëve.

“Është një fitore për ne, por vendimi i PepsiCo për të ngritur padi kundër fermerëve ka dëmtuar reputacionin e tyre dhe kompania tani duhet të kërkojë falje,” – tha avokati Anand Yagnik, i cili përfaqëson fermerët, në një konferencë shtypi.

Vendimi mund të ketë ardhur si rezultat i presionit politik të ushtruar nga anëtarët e partisë në pushtet, Bharatiya Janata (BJP), të cilët kërkuan që kompania të ndalojë veprimin ligjor.

Që nga viti 2009, PepsiCo ka dhënë leje për fermerë të zgjedhur për të rritur varietetin e patates, i njohur si FL 2027, por kohët e fundit kompania ka zbuluar se disa fermerë në rajonin e Gujarat po kultivonin pataten pa licencë.

Në përgjigje të kësaj, korporata paraqiti një padi në prill ku kërkonte mbi 1 milion dollarë dëmshpërblim nga kultivuesit e paautorizuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *