Kryetari i Partisë së Pensionistëve, Selami Jenisheri, rrezikon të humbë mandatin e deputetit. Jenisheri pranoi mandatin e deputetit pak ditë më parë si pjesë e listës së Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës.
Jenisheri dorëzoi formularin e dekriminalizimit pak ditë më parë, por siç raporton Balkanëeb, ai rrezikon ta humbë mandatin pasi ka fshehur një dënim me 8 muaj burg në vitin 2001.
Ai është dënuar nga gjykata e Shkodrës me 8 muaj burg në vitin 2001 për mashtrim. Jenisheri e ka apeluar dënimin në Gjykatën e Lartë por kjo e fundit e ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.
Jenisheri ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit se nuk ka qenë i dënuar më parë, por siç rezulton kjo nuk është e vërtetë.
Tashmë pritet verifikimi nga ana e prokurorisë lidhur me dënimin e Jenisherit dhe sipas të gjitha gjasave, deputeti më i vjetër në moshë në parlament do jetë edhe më jetëshkurtri në jetën politike.