Vendosni fjalën kyçe....

Sulmuesi rrëzohet ndërsa “Terminatori” s’lëviz nga vendi, publikohet tjetër video e Schwarzenegger


Aktori i famshëm i Hollivudit dhe ish-Guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, ka pohuar se është mirë pas sulmit që pësoi në Johanesburg, Afrikë e Jugut.

Schwarzenegger u sulmua nga prapa nga një burrë, i cili e goditi me të dyja këmbët si në artet marciale dhe më pas ai kapet nga rojet e sigurisë që e shoqërojnë jashtë sallës.

Menjëherë pas sulmit, Schwarzenegger, postoi në llogarinë e tij në Tëitter duke siguruar tifozët e tij se ishte mjaft mirë pas sulmit. Ndërsa fillimisht mendoi se u shty nga turma që kishte vajtur për ta takuar.

“Faleminderit për shqetësimet tuaja, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Mendova se u godita nga turma, gjë që ndodh shpesh herë. Por e kuptova si ndodhi vetëm pas publikimit të videos.” – tha ai.

Aktori u bëri thirrje tifozëve të tij që të mos i japin sulmuesit famë duke publikuar video të goditjes dhe të nxisin atletët që të marrin pjesë në festival.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *