SHBA dhe aleatët e saj në Lindjen e Mesme filluan të forcojnë patrullat e sigurisë detare në ujërat ndërkombëtare të Gjirit Persik në bashkëpunim të ngushtë me flotën e pestë të SHBA-së, mes tensioneve në rritje mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) ishin “në mënyrë specifike në rritje të komunikimit dhe koordinimit me njëri-tjetrin në mbështetje të bashkëpunimit rajonal detar dhe operacioneve të sigurisë detare në Gjirin Arab”, tha në një deklaratë në Facebook, Flota e Pestë me bazë në Bahrein.
GCC, me seli në Riad, bashkon Bahrein, Kuvajtin, Omanin, Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kohët e fundit, tensionet kanë qenë të larta në Gjirin Persik, pasi SHBA ka vendosur një grup anijesh dhe dërgoi bombarduesit B-52 për patrullim atje si një masë për të frikësuar Iranin.
Të dielën, aeroplanmbajtësja “Abraham Lincoln” zhvilloi ushtrime në Gjirin për të nënvizuar “rrezikshmërinë dhe gatishmërinë e saj për t’iu përgjigjur një kërcënimi”.