Pas shumë polemikash, lidhur me abortin dhe ligjet që po miratohen në disa shtete në SHBA për ta ndaluar, presidenti Donald Trump jep opinionin e tij.
Trump tha se ishte kundër abortit përveç në rastet e përdhunimit, incestit ose një “rreziku serioz shëndetësor” ndaj nënës.
Qëndrimi i tij u mbajt pak ditë pasi Alabama miratoi një ligj që ndalonte abortin në pothuajse të gjitha rastet.
“BBC” shkruan se një tubim pro-zgjedhjes së gravë lidhur me abortin është planifikuar më vonë gjatë kësaj të diele. Ata që mbështesin ndalimin e abortit në Alabama thonë se presin që ligji të bllokohet në gjykatë, por shpresojnë se procesi i apelimit do ta sjellë atë përpara Gjykatës Supreme.
Ata duan gjykatën më të lartë në vend – e cila tani ka shumicë konservatore – për ta përmbysur legalizimin e abortit në SHBA.
Gjashtëmbëdhjetë shtete të tjera po kërkojnë gjithashtu të vendosin kufizime të reja mbi abortin.
Çfarë tha presidenti?
Trump ka qenë shumë i heshtur ndaj kufizimeve të Alabama-s deri vonë të shtunën, kur ai publikoi një seri postimesh në “Twitter” ku shprehte qëndrimine tij ndaj çështjes.
“Unë jam shumë pro-jetës, me tri përjashtime – përdhunimin, incestin dhe mbrojtjen e jetës së nënës – i njëjti qëndrim i mbajtur nga Ronald Reagan”, tha Trump.
Presidenti shtoi se masat gjyqësore, siç është emërimi i gjykatësve konservatorë në Gjykatën e Lartë, Neil Gorsuch dhe Brett Kavanaugh, kanë ndihmuar që ligjet për abort në shtete të ndryshme të jenë më të kufizuara.
Aborti është një çështje e cila mbetet e diskutueshme në Shtetet e Bashkuara, me të krishterët në veçanti që formojnë një bërthamë votuesish që duan ta kufizojnë ose madje ta anulojnë plotësisht procedurën.
“Ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe të fitojmë për jetën në vitin 2020”, shtoi Trump.