Range Rover është padyshim një nga emrat më të njohur në fushën e automjeteve jashtë rruge.
Një model hibrid i kompanisë së famshme ka përfunduar me sukses Sfidën e Dragoit.
Mjeti ka ngjitur me sukses 999 shkallë në një kënd tejet të pjerrët prej 45 gradësh duke u ndalur në fund në vijën e finishit që njihet si Porta e Parjasës.
Vendi i famshëm ndodhet në malin Tainmen në Kinë. Për të mbërritur deri në vendin ku duhen ngjitur shkallët duhet përshkuar një rrugë gjarpëruese tejet e vështirë.
Ky mjet është pari i llojit të vet, hibrid, që ngjit shkallët. Shoferi që e kreu më sukses sfidën është Ho-Pin Tung.