Vendosni fjalën kyçe....

Zv.kancelari austriak: E bëra të gjithën për t’i bërë përshtypje ruses tërheqëse!


Videoja e zv.kancelarit Heinz-Christian Strache ishte një goditje e rëndë për qeverinë austriake, e cila tanimë po detyrohet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Presidenti austriak Alexander van der Bellen këtë të dielë sugjeroi që zgjedhjet të mbahen në shtator (lexo këtu).

Në një filmim të fshehtë nga viti 2017, të publikuar vetëm së fundmi, Heinz-Christian Strache i premton një oligarkeje ruse mbështetje zgjedhore për tendera publikë.

Gruaja në video nga ana tjetër, ofrohet për të blerë një pjesë prej 50% të gazetës austriake Kronen-Zeitung dhe të ndryshojë qëndrimin e saj redaktues për të mbështetur Partinë e Strache-s.

Por çfarë justifikimi dha Strache për videon, gjatë fjalimit të tij të dorëheqjes? 

JUSTIFIKIMI I STRACHE

Strache fajëson alkoolin e tepërt për deklaratat e tij në video ndërsa pranon se është sjellë si një “adoleshent”.

Strache tha se veprimet e tij ishin “idiote” dhe “të papërgjegjshme” dhe do të jepte dorëheqjen për të mos e dëmtuar më shumë qeverinë.

Por pavarësisht se videoja ishte shumë e qartë, Strache u ankua se ishte “viktimë e një sulmi politik” që kishte përdorur mjete ilegale.

Heinz-Christian Strache duke dhënë dorëheqjen

“Po, po isha nën efektin e alkoolit dhe po kjo është një histori me të dehur. Unë u tundova në një atmosferë intime, fola kur s’duhej dhe e teprova për çdo gjë dhe gjithçka.

Dhe po ajo që unë thashë, parë në dritë dhe me kthjelltësi, ishte katastrofike dhe e turpshme”, tha Strache. 

Jo vetëm kaq, por Strache pranon se të gjitha këto i kishte bërë sepse donte t’i bënte përshtypje oligarkes ruse.

“Ishte qëndrimi tipik prej një macho-je të dehur, dhe PO, mbase doja t’i bëja përshtypje zonjës tërheqëse. U mburra si një adoleshent dhe veprova në mënyrë të turpshme mbi të gjitha.”, janë fjalët e zv.kancelarit austriak, siç citon Deutche Welle.

Strache vazhdoi më tej t’i kërkonte falje gruas, të cilën e quan “personin më të rëndësishëm të jetës”. Dorëheqja e Strache-s dhe skandali që e shoqëroi, detyruan kancelarin Sebastian Kurz të bënte thirrje për zgjedhje të parakohshme. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *