Vendosni fjalën kyçe....

Anulohen fluturimet e nesërme drejt Italisë, shkak greva 24 orëshe në vendin fqinj


Të gjithë udhëtarët që kanë planifikuar të udhëtojnë ditën e nesërme drejt Italisë nëpërmjet aeroportit të Rinasit duhet ta shtyjnë fluturimin.

Sipas njoftimit të Autoritetit Civil Shqiptar, shkak për këtë është një grevë 24 orëshe të pilotëve, asistentëve dhe teknikëve të kompanive Alitalia, Blue Panorama dhe Blue Air.

Njoftim për gjithë pasagjerët që do udhëtojnë drejt Italisë

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bën apel gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e nesërme, e Martë 21 Maj nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se për shkak të një greve që pritet të jetë 24 orëshe, do të ketë anullime dhe vonesa të fluturimeve.

Vonesat dhe anullimet e më shumë se gjysmës së fluturimeve vijnë si pasojë e një greve të pilotëve, teknikëve dhe asistentëve të fluturimit të kompanisë Alitalia, Blue Panorama dhe Blue Air.

Për të shmangur pritjet e gjata, këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë ditën e martë, që të kontrollojnë dhe të komunikojnë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimin, për tu njohur me statusin e fluturimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *