Vendosni fjalën kyçe....

Caktohet gjyqtari i tretë për Emiljano Shullazin, 2 të tjerët u dorëhoqën


Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar gjyqtarin e tretë për procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të tjerë të bandës së tij.

Gjyqi do drejtohet nga Valdete Hoxha, e cila është anëtare e Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Më herët nga kjo çështje është dorëhequr gjyqtari Nure Dreni, pasi kishte shqyrtuar një çështje tjetër në lidhje me Shullazin, ndërkohë më herët është dorëhequr edhe Sokol Binaj.

Pas dënimit nga Gjykata e Shkallës së parë, grupi i Emiljano Shullazit e apeloi vendimin, i cili vijoi të zvarritet për mungesë të trupës gjykuese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *