John R. Bradley
Si dikush që ka kaluar tre dekada duke punuar me shërbimet e inteligjencës në botën arabe dhe në Perëndim, kolumnisti i Arabisë Saudite dhe gazetari i “Washington Post”, Jamal Khashoggi, e dinte se ai po merrte përsipër një rrezik të madh duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll, në përpjekje për të marrë një dokument duke vërtetuar se ishte divorcuar me ish-gruan.
Si kritik i princit të kurorës Mohammed bin Salman – de facto kreu i mbretërisë saudite që nuk toleron asnjë lloj kritike, Khashoggi kishte jetuar në Uashington vitin e kaluar në emigrimi pas masave të marra ndaj zërave të pavarur në atdheun e tij.
Ai ishte bërë më i dashuri mes komentatorëve perëndimorë në Lindjen e Mesme. Me pothuajse dy milion ndjekës të Twitter, ai ishte eksperti më i famshëm politik në botën arabe dhe i ftuar i rregullt në rrjetet kryesore televizive në Britani dhe Shtetet e Bashkuara. A do të guxonin sauditët t’i bënin keq atij? Rezulton se përgjigja për këtë pyetje ishte “Me bast po”.
Pas vizitave në konsullatën saudite në Uashington, Khashoggi u josh në një plan vrastar kaq të furishëm, kaq barbarë, sa do të dukej shumë i ngarkuar në një roman të John Le Carré. Ai hyri në konsullatën e Stambollit, por nuk arriti të dalë më.
Policia turke dhe zyrtarët e inteligjencës deklaruan një ekip prej 15 të dënuarish me pasaporta diplomatike saudite në të njëjtën mëngjes në dy avionë privatë. Karvani i tyre i limuzinave mbërriti në ndërtesën e konsullatës pak para Khashoggit.
Misioni i tyre jo-aq-sekret? Për të torturuar, ekzekutuar Khashoggin, si dhe filmuar veprimin e kobshëm për këdo që kishte dhënë urdhrin për ekzekutimin e pamëshirshëm.
Trupi i Khashoggit, sipas zyrtarëve turq, u copëtua dhe e futën nëpër kuti përpara se t’i hidhnin në një furgon të zi me dritare të errëta. Vrasësit u larguan nga vendi.
Mohimet saudite ishin të shpejta. Ambasadori në Uashington tha se raportet që autoritetet Saudite kishin vrarë Khashoggi ishin ‘absolutisht të rreme’.
Mohimet nga pala saudite ishin të shpejta. Ambasadori në Uashington tha se raportet që autoritetet Saudite kishin vrarë Khashoggi ishin ‘absolutisht të rreme’.
Por në rrethanat kur e fejuara priste për të dhe asnjë kamerë sigurie nuk tregon largimin e tij nga ambasada – bota mbetet në dyshime nëse bin Salman e urdhëroi këtë vrasje.
Kur një zyrtar tjetër saudit tha se “pa asnjë trup, nuk ka asnjë krim”, ishte e paqartë nëse ai thjesht po tregohej ironik.
A është ky princi i madh reformues, që me qëllimet që Perëndimi ta duartrokasë, përdor metoda brutale për të shkatërruar armiqtë e tij?
Ajo që kemi mësuar deri tani nuk është shumë inkurajuese. Një gazetë turke pranë qeverisë këtë javë botoi fotografitë dhe emrat e sauditëve të dyshuar dhe pretendon se i ka identifikuar tre prej tyre, si anëtarë të ekipit mbrojtës personal të bin Salman.
Ka gjithashtu raporte në mediat amerikane se të gjitha kamerat e sigurisë ishin hequr nga ndërtesa e konsullatës, dhe se të gjithë punonjësve turq papritur ua kishin lënë ditën pushim.
Sipas “New York Times”, në ekipin e vrasjes ishte dhe eksperti më i lartë i mjekësisë ligjore në Mbretërinë e Bashkuar, i cili solli një kockë për ta zbërthyer trupin e Khashoggit. Asgjë nga këto ende nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, por një tregim shumë i errët po përhapet.
Në shumë aspekte, regjimi i bin Salman ka qenë revolucionar: ai i ka lejuar gratë të dalin, u bë me Izraelin kundër Iranit dhe ka shkurtuar policinë fetare.
Kur Boris Xhonson ishte sekretar i jashtëm, ai tha se bin Salman ishte gjëja më e mirë që kishte ndodhur në rajon në të paktën një dekadë, se stili i qeverisjes së këtij princi 33-vjeçar ishte krejt ndryshe. Por mizoria dhe gjakderdhja nuk kanë ndalur.
Arabia Saudite ende kryen shumë ekzekutime publike dhe dënime të tjera makabre. Arabia Saudite vazhdon luftën në Jemen, që ka marrë jetët e të paktën 10,000 civilëve.
Princër dhe biznesmenë të kapur në korrupsion raportohet të jenë torturuar; Demonstruesit shiitë janë vrarë nëpër rrugë dhe fshatrat e tyre janë kthyer në rrënoja; aktivistët e mediave sociale janë dënuar me gjoba të shtrenjta dhe familjet e aktivistëve janë arrestuar në mënyrë arbitrare.
Në një përpjekje për ta justifikuar këtë, Bin Salman tha se ai po përpiqej të shpëtonte vendin nga ekstremizmi dhe terrorizmi pa luftë civile, pa ndaluar rritjen e vendit, me përparim të vazhdueshëm në të gjitha elementet. Ai shton: “Kështu që nëse ka një çmim të vogël në atë zonë, është më mirë se të paguash një borxh të madh për të bërë këtë lëvizje. “
Fati i Khashoggit ka shkaktuar një zemërim global, por për të gjitha arsyet e gabuara. Na thuhet se ai ishte një zë liberal dhe zëri saudit që luftonte për liri dhe demokraci dhe se ishte një martir që pagoi çmimin vetëm për të treguar të vërtetën për pushtetin.
Kjo nuk është vetëm e gabuar, por na largon nga të kuptuarit se çfarë tregon ngjarja në lidhje me dinamikën e brendshme të pushtetit të një mbretërie që kalon një periudhë të paprecedentë trazirash.
Është gjithashtu tregimi se si një burrë u ngatërrua me një familje sunduese saudite që vepron si mafia. Pasi bashkohesh, është për gjithë jetën dhe nëse tenton të largohesh, bëhesh për t’u flakur.
Në të vërtetë, Khashoggi nuk kishte shumë kohë për demokracinë pluraliste të stilit perëndimor. Në vitet 1970 ai u bashkua me Vëllazërinë Myslimane, e cila ekziston për të ndarë botën islame nga ndikimi perëndimor.
Ai ishte një islamist politik deri në fund, kohët e fundit kishte lavdëruar Vëllazërinë Myslimane në Uashington Post.
Ai mbështeti opozitën ‘e moderuar’ islamike në Siri, krimet e të cilave kundër njerëzimit janë në rekord. Khashoggi shpesh i mbështeste besimet e tij islamike me referenca të vazhdueshme ndaj lirisë dhe demokracisë.
Por kurrë nuk e fshehu se ishte në favor të Vëllazërisë Myslimane në të gjithë Lindjen e Mesme. Në shkrimet e tij ai i bënte thirrje bin Salman që të mos përqafonte demokracinë e stilit perëndimor, por ngritjen e islamit politik, të cilën Pranvera Arabe e kishte bërë pa dashje. Për Khashoggin, laicizmi ishte armiku.
Ai kishte qenë gazetar në vitet 1980 dhe 1990, por pastaj u kthye më shumë në lojtar sesa në spektator. Para se të punonte me një sërë princësh saudit, ai redaktonte gazetat saudite.
Detyra e një redaktori të gazetave të emëruar nga qeveria saudite ka të bëjë me sigurimin se asgjë që i ngjan gazetarisë së ndershme të mos publikohet në faqe. Khashoggi vuri paratë në bankë – duke bërë një jetë të bukur që ishte gjithmonë prioritet i tij kryesor. Veprimet, gjithsesi, flasin më shumë se fjalët.
Ishte Yasin Aktay, një ish-deputet për partinë në pushtet të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP), të cilin Khashoggi i përmendi të fejuarës që ta thërriste nëse ai nuk dilte nga konsullata.
AKP, në fakt është dega turke e Vëllazërisë Myslimane. Miku i tij më i besuar, atëherë, ishte këshilltar i Presidentit Erdogan, i cili po bëhet i njohur shpejt si persekutuesi më i egër i gazetarëve në tokë.
Khashoggi kurrë nuk e kritikoi Erdoganin. Pra, nuk duhet ta shohim këtë si vrasjen e një reformatori liberal.
Khashoggi e kishte këtë status të pamerituar në Perëndim për shkak të publicitetit që shkaktoi shkarkimi i tij si redaktor i së përditshmes Saudi Al Watan në vitin 2003.
Unë kisha punuar së bashku me Khashoggin në të përditshmen “Arab News” gjatë viteve të mëparshme. Ai u shkarkua sepse ai lejoi një kolumnist të kritikonte një mendimtar islamik që konsiderohej të ishte babai themelues i vehabizmit. Kështu brenda natës, Khashoggi u bë i njohur si një progres liberal.
Vëllazëria Myslimane ka qenë gjithmonë në kundërshtim me lëvizjen vehabiste. Khashoggi dhe kolegët e tij besojnë në imponimin e sundimit islam duke u angazhuar në procesin demokratik.
Vehabistët e urrejnë demokracinë si një shpikje perëndimore. Në vend të kësaj, ata zgjedhin të jetojnë jetën ashtu siç gjoja ekzistonte gjatë kohës së profetit musliman.
Në analizën përfundimtare megjithatë, ato janë mjete të ndryshme për arritjen e qëllimit të njëjtë: teokracia islamike.
Kjo ka rëndësi sepse, edhe pse bin Salman e ka refuzuar vehabizmin, ai vazhdon të shikojë Vëllazërinë Myslimane si kërcënimin kryesor që ka gjasa të prishë vizionin e tij për një Arabi Saudite të re.
Shumica e klerikëve islamikë në Arabinë Saudite që janë burgosur gjatë dy viteve të fundit – miqtë e Khashoggi – kanë lidhje historike me Vëllazërinë Myslimane.
Khashoggi prandaj u shfaq si një udhëheqës de facto i degës saudite. Për shkak të profilit dhe ndikimit të tij, ai ishte kërcënimi më i madh politik për sundimin e bin Salmanit jashtë familjes mbretërore.
Akoma më keq, nga pikëpamja e mbetërorëve, Khashoggi kishte lidhje me al Kaedën para sulmeve të 11 shtatorit. Ai ishte miqësuar më Osama bin Ladenin në vitet ’80 dhe ’90 në Afganistan dhe Sudan, ndërkohë që mbronte xhihadin e tij kundër sovjetikëve në dispeçer. Në të njëjtën kohë, ai ishte i punësuar nga shërbimet sekrete saudite për të bindur bin Ladenin për të bërë paqe me familjen mbretërore saudite.
Rezultati? Khashoggi ishte i vetmi shtetas jo mbretëror që kishte marrëdhënie intime me familjen mbretërore saudite dhe me Al Kaedën para sulmeve të 11 shtatorit. Kjo do të kishte qenë e rëndësishme, nëse ai do përshkallëzonte fushatën e tij për të sulmuar princin e kurorës.
Ashtu si rojet e Arabisë, edhe Khashoggi u shkëput nga bin Ladeni pas 9 shtatorit. Por ai u bashkua pastaj si këshilltar i ambasadorit saudit në Londër dhe pastaj i Uashingtonit, Princi Turki Al Faisal.
Ky i fundit ka qenë shefi i shërbimit të inteligjencës nga viti 1977 deri vetëm dhjetë ditë para sulmeve të 11 shtatorit, kur dha dorëheqjen në mënyrë të pashpjegueshme.
Edhe një herë, duke punuar së bashku me Prince Turki, Khashoggi u përzie me zyrtarë të inteligjencës britanike, amerikane dhe saudite. Shkurt, ai ishte në gjendje për të marrë informacion të çmuar nga brenda.
Sauditët gjithashtu mund të kenë qenë të shqetësuar se Khashoggi ishte bërë aset i SHBA-së. Në Uashington në vitin 2005, një zyrtar i lartë i Pentagonit më tregoi për një plan qesharak që ata duhej ta merrnin nga brenda Arabinë Saudite.
Kjo përfshinte krijimin e një këshilli me figura të përzgjedhura saudite në Mekë, për të qeverisur vendin nën kujdesin e SHBA-së pasi SHBA-ja mori kontrollin e naftës. Ai caktoi tre Sauditë, më të cilët ekipi i Pentagonit, ishte në kontakt të rregullt lidhur me projektin. Njëri prej tyre ishte Khashoggi. Një fantazi, sigurisht, por tregon se sa shumë u konsiderua nga ata që përfytyronin një tjetër Arabi Saudite.
Ndoshta për këtë dhe arsye të tjera, si dhe sipas praktikës së mbajtjes së armiqve më afër se miqtë bin Salman i kishte bërë një ofertë pajtimi Khashoggit duke i ofruar atij një vend si këshilltar nëse ai do kthehej në mbretëri.
Khashoggi kishte refuzuar për shkak të parimeve ‘morale dhe fetare’. Dhe kjo mund të kishte qenë vrasja fatale, sepse Khashoggi në fillim të 2018-ës krijoi një parti të re politike në SHBA të quajtur “Demokracy for the Arab World Now”, e cila do të mbështeste fitimet islamike në zgjedhjet demokratike në të gjithë rajonin.
Frika e Bin Salmanit për një opozitë politike islamiste të udhëhequr nga Khashoggi ishte gati të bëhej realitet.
Perëndimi ka qenë i zymtë për bin Salman. Por, si ta zhbësh tani atë që duket të jetë një vrasje e stilit mafioz?
“Nuk më pëlqen të dëgjoj për këtë,” tha Donald Trump. ” Askush nuk di asgjë për këtë, por ka disa histori mjaft të këqija. Nuk më pëlqen.”
Epo, ka shumë histori të tjera, tregime për një princ të pamëshirshëm kundërshtarët e të cilit kanë një zakon të zhduken. Fati i Khashoggit është shenja e fundit e asaj që po ndodh vërtet brenda Arabisë Saudite. Për sa më shumë kohë u duhet liderëve tanë të shohin në anën tjetër?
VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e Spectator / Përshtati në shqip Hashtag.al
(Shënim për autorin: John R. Bradley është autor dhe gazetar britanik i cili ka shkruar për çështjet e Lindjes së Mesme për media të ndryshme, përfshirë “The Economist”, “The Forward”, “Newsweek”, The New Republic”, “Daily Telegraph”, “Prospect” dhe “The Independent”.)