Vendosni fjalën kyçe....

Gjyqi me Ferhatin, Salianji: Firma e burrit të saj shkoi nga 0 në 3 miliardë lekë


Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, ka qenë sot në Gjykatën Penale për padinë që ka bërë ndaj tij, deputetja socialiste Klotilda Bushka Ferhati.

Salianji tha sot se do të çojë përsëri dokumente në gjykatë që tregojnë se si kompania e bashkëshortit të Ferhatit me një bilanc negativ në 2012 ka shkuar me ardhjen e Rilindjes në 3 mld lekë xhiro.

Salianji e ka akuzuar Ferhatin se pas ardhjes në pushtet të PS, pasuria e burrit të saj u disafishua.

 “Sot në seancë është rasti i deputetes së PS, Klotilda Ferhati. Këta duan edhe të zhvatin, edhe vjedhin edhe t’u thuash bravo u qoftë. Këtu kam pasqyrat financiare të kompanisë së bashkëshortit të vet, e cila në 2012 kur nuk ka qenë në pushtet Rama ka pasur një bilanc negativ. Me ardhjen në pushtet të Rilindjes ka rilindur edhe kompania e burrit të deputetes. Vetëm tek kjo kompani xhiroja e tij ka arritur në 3 mld dhe disa milion lekë. Kjo është akuza që kam bërë më parë, kjo është akuza që do ta përballim edhe në gjykatë. Është rast i mirë, si cdo rast që cohet në gjykate do të marrë më shumë vëmendje mediatike, për cdo deputet që për shkak të skandaleve të mëdha, të drogës e vjedhjeve nuk janë bërë publike. Në të ardhmen do të kemi kohë, rast tipik, jo vetëm ky, por si të gjithë përfaqësuesit e PS apo rilindjes, u janë fryrë financave dhe mendojnë se do tu mbyllin gojën publikut, se mua jo e jo”– tha Salianji.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *