Google ka pezulluar licencat dhe marrëveshjet për produktet e përbashkëta me gjigantin e komunikimeve kineze Huawei, pasi Uashingtoni akuzon kompaninë se po spiunon përdoruesit për llogari të Pekinit.
“RT” shkruan se gjiganti teknologjik ka ndërprerë marrëveshjet e biznesit me Huawei, që përfshijnë transferimin e pajisjeve dhe softueri.
Pas kësaj lëvizjeje, Huawei ka të ngjarë të humbasë aksesin në përditësimet e sistemit operativ Android dhe smarfonët e saj të ardhshëm do të mbyllen nga disa aplikacione të Google, duke përfshirë aplikacionet “Google Play Store” dhe “Gmail”.
Firma kineze, megjithatë, do të ketë ende qasje në versionin me kod të hapur të sistemit operativ Android.
“Ne jemi në përputhje me rendin dhe shqyrtimin e implikimeve,” konfirmoi një zëdhënës i Google në një deklaratë të shkurtër.
“Për përdoruesit e shërbimeve tona “Google Play” dhe mbrojtjet e sigurisë nga “Google Play Protect “do të vazhdojnë të funksionojnë në pajisjet ekzistuese Huawei.”, vijoi ai.
Uashingtoni në mënyrë të përsëritur e ka akuzuar kompaninë Huawei për spiunazh përmes produkteve të saj, në emër të qeverisë kineze.
Krerët e gjashtë agjencive të inteligjencës amerikane paralajmëruan qytetarët amerikanë kundër përdorimit të produkteve Huawei vitin e kaluar dhe telefonat e kompanisë kineze u ndaluan menjëherë nga baza ushtarake amerikane. Por Huawei i mohon akuzat.