Vendosni fjalën kyçe....

Grushti i Shtetit në Turqi, kërkohet arrestimi i 249 zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme


Autoritetet turke urdhëruan arrestimin e 249 personave, personel dhe ish-personel i Ministrisë së Jashtme të vendit, të cilët dyshohen se kanë lidhje me rrjetin e akuzuar për orkestrimin e një grushti shteti të dështuar në korrik të vitit 2016, tha NTV të hënën.

Zyra kryesore e prokurorisë së Ankarasë tha se urdhëroi arrestimin e këtyre personave, pasi hetimet gjetën “parregullsi” në provimet e hyrjes së mëparshme të Ministrisë së Jashtme.

Në njoftim thuhet se 78 të dyshuar ishin arrestuar deri tani në operacionet e zhvilluara në 43 provinca në mbarë vendin dhe se policia po kërkonte pjesën tjetër, raporton Reuters.

Autoritetet kanë kryer operacione të rregullta kundër ndjekësve të supozuar të predikuesit Fethullah Gulen, i cili ndodhet në SHBA, që nga tentativa e dështuar e grushtit të shtetit në natën e 15 korrikut 2016.

Vetë kleriku Fethullah Gulen i ka mohuar akuzat se qëndron pas grushtit të shtetit ndërsa Turqia i ka kërkuar SHBA-së ekstradimin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *