Pas Marko Gjuriç, shteti i Kosovës ia ka ndaluar hyrjen kryetarit të partisë serbe ‘Dveri’, Bosko Obradoviç.
Ai kishte plan që të vinte në Kosovë të merrte pjesë në formimin e “Aleancës për Kosovë” në Graçanicë, transmeton Indeksonline.
Obradoviç ka postuar në Twitter vendimin ku i ndalohej hyrja. Aty shkruhej se ai paraqet rrezik për shtetin e Kosovës.
Sipas Obradoviq ky vendim nga Kosova është marrë me kërkesë të presidenti, Aleksander Vuçiq.
Kujtojmë që hyrja në Kosovë politikanit serb i ishte ndaluar edhe në vitin 2014-të.