Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ka deklaruar për portalin serb “Kurir” se Serbia ka përkrahjen e Rusisë për sa i përket mbrojtjes së interesave të saj, raporton Koha.net.
“Në shumë takime zyrtare e jozyrtare është konfirmuar kjo përkrahje. Madje ka pasur edhe hapa konkretë të Moskës zyrtare që kanë ndihmuar që serbët të qëndrojnë në Kosovë” , citohet të ketë thënë Daçiç.
“Mua disa herë gjatë bisedave më kanë bindur se Rusia nuk do të lejojë që Serbisë t’i bëhet dëm e presidenti Vuçiç këtë disa herë e ka dëgjuar nga vetë presidenti Putin” ka thënë ndër të tjera Daçiç.