Scarlett Johansson dhe Colin Jost janë fejuar. Kështu ka thënë për Associated Press një zëdhënës i aktores së njohur.
Johansson dhe Jost janë bashkë prej dy vitesh dhe duket se ka ardhur momenti që ata të shkojnë drejt altarit. Ndërkohë që për shkrimtarin kjo është martesa e parë, për Johansson kjo është e treta.
Scarlett Johansson ka qenë e martuar më parë me aktorin Ryan Reynolds dhe me gazetarin Romain Cauriac, me të cilin ka një vajzë.
NË vitin 2017 Jost u mburr për të dashurën e tij duke thënë se ajo është e “mrekullueshme”.
“Ajo është shumë elezetshme. Është e vështirë të kesh ankesa, ajo është mbreslënëse”, tha më tej Jost, i cili zbuloi se për herë të parë janë takuar kur ajo prezantoi “SNL”-në në 2016-ën. Kohë kur ai për herë të parë iu bashkua shfaqjes si shkrimtar.
Zëdhënësi i aktores nuk ka dhënë një datë se kur çifti do të martohet.