Vendosni fjalën kyçe....

Uniformat e reja të Gardës, me motive të ish-Jugosllavisë (FOTO)


Në vitin 2016, Ministria e Brendshme dha lajmin se kishte ndërmend të ndërronte uniformat e Gardës së Republikës.

Por po të bësh një analizë të uniformave të reja të Gardës, që i kanë kushtuar qeverisë Rama një tender prej 113 milionë lekësh, do vësh re se uniformat janë stiluar sipas uniformave ushtarake të ish-Jugosllavisë.

Një gjë të tillë e ka komentuar dhe avokati Altin Goxhaj, i cili shkruan: “Kapelja ushtarake e Mbretërisë së Jugosllavisë (Serbisë), xhaketa ceremoniale ushtarake e Gardës së Mbretërisë së Jugosllavisë (e cila i ka lidhëset dhe qepjet të marra nga motivet nga kostumet popullore të Serbisë), pantallonat e kuqe të uniformës ceremoniale të gardës së Mbretërisë së Jugosllavisë, apo uniforma krejt e kuqe e Mbretërisë Bullgare, janë fakte të mjaftueshme që çdokush të bindet që konceptimi i uniformës së Gardës Kombëtare Shqiptare synonte zhdukjen e elementëve të qeleshes (plisit) të bardhë dhe të xhaketës ceremoniale me motive popullore shqiptare po ashtu si edhe fustanella dhe opingat që përdor Greqia!”

E në fakt, po të bësh një krahasim të uniformave, në fotot e mëposhtme mund të vini re ngjashmëritë.

Ministria e Brendshme në 2017 hapi tre procedura që lidhen me blerjen e uniformave për tre institucione të ndryshme, duke nisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tek Garda e Republikës dhe RENEA. Projekti i inicuar fillimisht nga ish-ministri Saimir Tahiri, u pezullua por më pas u çua deri në fund nga Fatmir Xhafaj, sollën uniforma të reja për Gardën shqiptare, që refektojnë identitetin jugosllav.

Dhe për më tepër, i kushtuan taksapaguesve shqiptarë 113 milionë lekë të reja.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *