Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave përplasin sërish, kandidatin për Kryetar Skënder Gjinushin dhe akademikun Artan Fuga i cili ka dalë kundër projektligjit të hartuar nga disa deputetë të mazhorancës për reformimin e Akademisë.
Sot Skënder Gjinushi dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Social-Demokrate tri ditë para se të bëhen zgjedhjet në Akademinë e Shkencave ku kërkon postin e drejtuesit.
Nga ana tjetër ka reaguar akademiku Artan Fuga i cili shprehet se Gjinushi ka 12 vite që shkel ligjin si anëtar i Akadamisë së Shkencave e cila nuk i lejon mbajtjen e posteve partiake.
“Ka 12 vjet që shkel ligjin dhe tre ditë para se të vetëshpallet kryetar vendos t’a respektojë atë”- shkruan Fuga në Facebook.