
Foto ilustruese
Një autobus me pasagjerë është aksidentuar mbrëmjen e sotme në zonën e Kodër-Kamzës.
Mësohet se autobusi i linjës Kamëz-Tiranë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me disa pemë që ndodheshin anës saj, ndërkohë në momentin e përplasjes ai ka qenë me pasagjerë të cilët janë dëmtuar lehtë.
Si shkak paraprak dyshohet se ka qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit, por policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për hetimin e saj.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 21.45, në segmentin rrugor Institut-Bathore, drejtuesi i një autobusi të linjës së transportit publik ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë mjeti êshtë përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë janë lënduar pa probleme për jetën 5 pasagjerê të cilët po marrin ndihmën e parë mjeksore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.