Vendosni fjalën kyçe....

Arbitri pëson infarkt në mes ndeshjes, ndërron jetë (VIDEO)


Një arbitër në Bolivi ka humbur jetën pasi u rrëzua në fushë në mes të ndeshjes. Sikurse shkruan “BBC“, Victor Hugo Hurtado u rrëzua në minutën e 47-të të ndeshjes së ligës boliviane mes Always Ready dhe Oriente Petrolero.

Mjeku Eric Kosziner, tha se arbitri 31-vjeçari kishte pësuar një atak në zemër në fushë. Kur mbërriti në spital ai pësoi një tjetër atak duke humbur jetën.

Videot e publikuara në mediat sociale tregojnë Hurtadon teksa bie në tokë, para se lojtarët dhe mjekët e ekipit të nxitonin për ta ndihmuar.

Presidenti i Bolivisë, Evo Morales Ayma, shkroi në Twitter: “Na vjen keq për ndarjen nga jeta të arbitrit Victor Hugo Hurtado. Ne i dërgojmë ngushëllimet dhe solidaritetin tonë familjes, miqve dhe kolegëve të tij. Futbolli bolivian është në zi”.

Ndeshja, e cila ishte pa gola deri në minutën e 47, përfundoi me një fitore 5-0 për Always Ready.

https://www.youtube.com/watch?v=vgFb5HJ4EB0


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *