Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Shqiptarët s‘e pranojnë diktaturën që mban peng të ardhmen europiane


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka deklaruar se shqiptarët nuk do pranojnë asnjë diktaturë që mban peng të ardhmen europiane.

Ai e bëri deklaratën në përvjetorin e revoltës në burgun e Spaccit.

Basha theksoi se shqiptarët nuk do e pranojnë diktaturën dhe dhunën ndërsa shtoi se është krena që PD është në anën e duhur të historisë.

“Sot kujtojmë me nderimin më të thellë revoltën madhështore të Spaçit! Ato 2 ditë lirie në Burgun e Spaçit ishin më të rëndësishme se e gjithë propaganda e diktaturës sepse rrëfejnë betimin e shqiptarëve për të mos pranuar asnjëherë diktaturën dhe dhunën. Ky betim është në fuqi edhe sot. Nuk ka ditë më domethënëse se 46-vjetori i revoltës së Spaçit, për të ftuar çdo shqiptar që e do Shqipërinë të lirë nga diktatura e krimit, që t’i qëndrojë besnik betimit për të mos pranuar mbi vete asnjë diktator apo karikaturë diktatori, që mban peng të ardhmen tonë Europiane. Unë jam krenar që në këtë betejë, Partia Demokratike e Shqipërisë është në anën e duhur të historisë, është në nderim të vlerave për të cilat dhanë jetën heronjtë e Spaçit, është në ballë të saj për të mos bërë asnjë kompromis në rrugëtimin tonë drejt Europës. Nderim përjetë Heronjve Kryengritës të Revoltës së Spaçit! Zoti bekoftë shpirtrat e tyre dhe çdo shqiptar që ngrihet kundër së keqes!” – shkruan Basha në reagimin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *