Pas pas mesnatës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së një 26 vjeçari në Selenicë. Mësohet se për fat të mirë, nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar.
Banesa ishte në pronësi të shtetasit me inicialet Xh.M.
“Më datë 21.05.2019, rreth orës 01:00, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në pjesën e jashtme të murit të banesës së 26 vjeçarit Xh.M, në Selenicë.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.
I riu ka thënë se nuk ka konflikte me njeri. Në momentin kur kanë ndodhur të shtënat me armë, e gjithë familja ka qenë në gjumë dhe nuk kanë mundur të identifikojnë autorin/ët.