Një shkollë fillore në Birmingham ka qenë në qendër të mediave britanike për shkak të protestave 7 javore kundër mësimeve që zhvillohen aty.
Përplasja u kthye e dhunshme së fundmi pasi protestuesit sulmuan disa aktivistë pro LGBTQ pranë shkollës, me protestuesit që kërcënuan një veprim mbarëkombëtar kundër mësimit që jepet në shkolla se ” është në rregull të jesh homoseksual”.
Tensionet ndërmjet protestuesve kundër mësimit të kursit LGBTQ në shkollën “Anderton Park” të Birminghamit. Tensionet arritën kulmin më 20 maj, kur aktivistët pro LGBTQ u sulmuan pranë shkollës.
Siç raportoi “The Sun”, deputetja e Birminghamit, Yardley Jess Phillips, u përball me një nga organizatorët e protestave, Shakeel Afsar, duke pretenduar se prindërit i kishin mbajtur 600 fëmijë jashtë shkollës pas polemikave mbi mësimin që jepet në shkollë për barazinë gjinore.
Duke folur me Afsarin, i cili kryeson fushatën pavarësisht se nuk ka fëmijë në shkollën në fjalë, ajo këmbënguli që mbështetësit e tij nuk mund të zgjedhin se cilën lloj barazie duan.