Vendosni fjalën kyçe....

E rrallë, boksierët godasin njëri-tjetrin në të njëjtën kohë e rrëzohen përtokë (Video)


Rrëzimet e dyfishta janë një nga pamjet më të rralla në boks, por kjo është pikërisht ajo që ndodhi në një ndeshje në Florida, kur Irosvani Duvergel dhe Jerhed Fenderson goditën të dy njëri-tjetrin në të njëjtën kohë dhe u rëzuan përtokë në çast.

Boksieri i peshës së mesme, kubanezi Duvergel, ende në fazat e hershme të karrierës profesionale të tij të pamposhtur, u ndesh me amerimanin Fenderson duke u përpjekur të rriste rekordin e tij 5-0 kundër amerikanëve, që kishin marrë vetëm katër fitore nga 14 ndeshje deri në këtë pikë në karrierën e tij.

Duvergel, i cili ka fituar gjysmën e luftimeve të tij nga KO, e goditi kundërshtarin por në të njëjtën kohë mori një goditje në nofull. Të dy boksierët u rrëzuan përtokë në të njëjtën kohë dhe më pas u çuan në këmbë.

Në mënyrë të pabesueshme, të dy boksierët arritën të ngriheshin në këmbë dhe të shkonin deri në raundin e fundit ku ndeshjen e fitoi me pikë, Duvergel.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *