Templates by BIGtheme NET

Hahn kërkon hapjen e negociatave me Maqedoninë, për Shqipërinë asnjë fjalë

Komisioneri i Zgjerimit të BE-së Johanes Hahn, prej disa ditësh ka mbështetur hapjen e negociatave të Bashkimit Europian me Maqedoninë e Veriut.

Në një konferencë ekonomike në Vjenë, Hahn tha se Shkupi duhet të shpërblehet për marrëveshjen historike të Prespës.

“Ne duhet të përmbushim angazhimet tona, ashtu siç po i përmbush Maqedonia e Veriut për reformat që kemi kërkuar. Është në interesin tonë të përbashkët”, është shprehur Hahn.

Më tej Hahn vazhdoi: “Qeveria ka ndërmarrë hapa të mëdhenj për të përparuar në rrugën e saj euroatlantike. Greqia ishte vendi i parë që nënshkroi protokollin e pranimit në NATO, gjë që çoi në hyrjen në fuqi të marrëveshjes së Prespës. Procesi i anëtarësimit në NATO është në vazhdim dhe e ankoron vendin si një partner i besueshëm në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit dhe më gjerë”.

Jo më larg se dje, Komisioneri i Zgjerimit të BE-së shprehu mbështetjen e tij për Maqedoninë edhe përmes “Twitter”-it ku shkruan: “Maqedonia e Veriut ka bërë përpjekje të mëdha për të kthyer faqen: me reforma konkrete, me marrëveshjen historike të Prespës, Traktatin e Miqësisë me Bulgarinë. Dy të fundit janë një sinjal i rëndësishëm për të gjithë rajonin se pajtimi është i mundur në Ballkanin Perëndimor”.

Por për Shqipërinë nuk ka thënë asnjë fjalë.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto