Vendosni fjalën kyçe....

Ish-prokurori Petrit Fusha nën hetim


Ish-prokurori Petrit Fusha do të hetohet nga Krimet e Rënda. Kjo pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka referuar në Prokurori  për hetime penale dosjen ndaj Fushës.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, raportin me rezultatet përfundimtare të hetimit administrativ, për ish-prokurorin, z. Petrit Fusha, në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar për gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Shqipërisë. Lidhur me rastin, Komisioni ka vënë në dijeni edhe Prokuroren e Përgjithshme.”, njofton KPK.

Kujtojmë se Petrit Fusha është prokurori që mbylli çështjen e vdekjes së Ardit Gjoklajt, për të cilën ishte i akuzuar dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës dha dorëheqjen në shkurt, pasi u njoh me rezultatet e hetimit 1-vjeçar kundër tij nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Pas vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për mbarimin e statusit të magjistratit, edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë procesin e vetingut për Fushën, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës. Në këtë vendim, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thekson gjithashtu se Fusha ka humbur të drejtën për të punuar në sistemin e drejtësisë së çdo niveli për një periudhë 15-vjeçare.

Petrit Fusha ka drejtuar për pesë vite radhazi Prokurorinë e Tiranës, katër vite si drejtues i Prokurorisë së Tiranës dhe një vit si zëvendëdrejtues. Gjatë kohës që drejtonte Prokurorinë e Tiranës, në këtë institucion ka pasur 4 procedime penale ndak kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Fusha dhe Veliaj janë fotografuar teksa takoheshin në një lokal të Tiranës, gjatë kohës kur kryebashkiaku ishte nën hetim për vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *