Vendosni fjalën kyçe....

Maduro propozon zgjedhje të parakohshme për Asamblenë Kombëtare


Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro ka propozuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për të rifilluar Asamblenë Kombëtare, aktualisht të kryesuar nga kreu i opozitës dhe presidenti i vetëshpallur Juan Guaido.

Maduro e bëri këtë thirrje gjatë një fjalimi në Caracas, shkruan “BBC“. Ai ka folur për zgjedhje të parakohëshme edhe në shkurt të këtij viti. Nëse zgjedhjet nuk do të mbahenmë herët, votimet për përbërjen e Asamblesë Kombëtare do të mbahen vitin e ardhshëm siç është planifikuar.

Asambleja Kombëtare e ka humbur fuqinë e saj, që kur Partia Socialiste humbi kontrollin në 2016-ën. Duke folur në 1-vjetorin e zgjedhjes së tij, presidenti tha: “Le t’i mbajmë zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare. Le të kemi një zgjidhje paqësore, zgjedhore, demokratike, kushtetuese”.

Ai shtoi: “Ne do ta masim veten elektoralisht … ne do t’i zhvillojmë përpara zgjedhjet e Asamblesë Kombëtare”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *