Vendosni fjalën kyçe....

“Marsi është planeti i vetëm ku njerëzit mund të shkojnë nëse braktisin Tokën” – Fizikani i njohur


Në vitet e fundit, mendjet më të shkëlqyera të njerëzimit kanë punuar për të dërguar njeriun e parë në Planetin e Kuq.

Sipas fizikanit Brian Cox, Marsi mund të jetë opsioni i vetëm i udhëtimit hapësinor për njerëzit, të destinuar të bëhen marsianë, duke vënë në dukje se “ne nuk mund të qëndrojmë këtu përgjithmonë”.

Profesori dhe prezantuesi, Brian Cox, ka përshkruar një të ardhme të mjerë për njerëzit që aspirojnë të udhëtojnë nëpër univers dhe të futen në planete të tjera.

“Daily Star” raporton se profesori i njohur ka paralajmëruar se në dy shfaqjet e ardhshme të “BBC 2”, The Planets, do flitet mbi eksplorimin e sistemit tonë diellor si dhe se fqinji më i afërt i planetit tonë, Marsi, i mbuluar me akull është “në të vërtetë vendi i vetëm” ku njerëzimi mund të shkojë përtej Tokës.

“Në çdo skenar të pranueshëm, nuk ka askund tjetër që njerëzit mund të shkojnë për të nisur hapin e tyre të parë jashtë planetit, përveç Marsit. Nëse mendoni për planetët e tjerë, nuk ka asnjë nga të tjerët që mund të futemi”, pohoi ai.

Fizikanti nuk kishte asnjë dyshim se njerëzit do të largohen planetit një ditë pasi siç thotë ai, “ne nuk mund të qëndrojmë këtu përgjithmonë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *