Ndahet nga jeta tre herë kampioni i Formula 1, Niki Lauda. Sikurse shkruan “BBC“, ish-piloti i famshëm austriak i cili në gusht i është nënshtuar një transplanti të mushkërive, është ndarë nga jeta të hënën.
“Arritjet e tij unike si atlet dhe sipërmarrës janë dhe do të mbeten të paharrueshme, ndjeshmëria e tij e palodhshme për të vepruar, drejtësia e tij dhe guximi i tij mbeten një model dhe pikë referimi për të gjithë ne”, thuhet në një deklaratë të familjes së tij.
Piloti legjendar, mori titullin kampion për “Ferrarin” në 1975 dhe 1977 dhe “McLaren” në 1984.
Për shumë njerëz, ai do të mbahet mend për mënyrën se si iu rikthye sërish garave, pas një aksidenti në “Grand Prix” të Gjermanisë në 1976, ku pësoi djegie në të gjithë trupin.