Vendosni fjalën kyçe....

Nga nesër ‘blindohet’ kufiri me Greqinë, Avramopoulos: S’preket sovraniteti


Duke nisur nga 22 maji, i gjithë kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë do të monitorohet nga 50 oficerë të FRONTEX . Në ceremoninë që po mbahet te Pallati i Kongreseve në Tiranë, Komisioneri Dimitris Avramopoulos tha se kjo nuk cënon sovranitetin e kufijve.

“Skuadrat do kryejnë kontrolle e vëzhgime për të parandaluar kalime të paautorizuara. Më lejoni të jem i qartë. Shqipëria mbetet përfundimisht përgjegjëse për ruajtjen e kufirit të saj dhe asnjë pikë dyshimi sa i takon sovranitetit kombëtar. Skuadrat e Agjencisë Europiane dhe rojet bregdetare mund vetëm të kryejnë detyra dhe të ushtrojnë ndonjë tagër në territorin e Shqipërisë nën instruksionin dhe në praninë e rojes kufitare të Republikës së Shqipërisë.”, tha Avramopoulos.

Objektiv i këtij operacioni të FTONTEX  është kontrolli i fluksit të emigrantëve, lufta ndaj krimit dhe trafikut të qenieve njerëzore. Ky është operacioni i parë i përbashkët mes Agjencisë Evropiane e Rojave Kufitare dhe Bregdetare, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se operacioni me FRONTEX do të forcojë sigurinë në kufi për ndalimin e emigrantëve që synojnë të përdorin Shqipërinë si trampolinë për të kaluar në vendet e BE-së.

“Fillimi i operacionit shënon një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në. Operacioni ka për qëllim rritjen e sigurisë së kufijve tanë. Cdo investim për më shumë siguri duhet të prodhojë më shumë liri. Angazhimi në fazën e parë të operacionit nga 11 vende të BE-së shpreh rëndësinë e madhe që i kushtohet atij. Rojet do të patrullojnë bashkë me shqiptarët për të arritur nivelin më të lartë. Personeli i shtuar, teknika moderne, standarde të reja në pikat e kalimit kufitar. Është shënuar edhe rritje e emigrantëve të parregullt që duan ta përdorin Shqipërinë si vend tranzit, në 2018 ky numër u rrit mbi 6 herë, edhe gjatë këtij viti fenomeni ka vijuar të mbetet prezent. Me FRONTEX besojmë se do të forcojmë kapacitetet në krimin ndërkufitar. “ deklaroi ai.

Misioni i Agjencisë së Mbrojtjes së Kufijve Europian ‘European Border’ dhe ‘Cost Guard’, do të veprojë në 2 pikat kryesore doganore me shtetin fqinj në Kapshticë dhe Kakavijë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *