Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni “Shqipëria” në Holandë, goditet banda e trafikut ndërkombëtar të drogës


Tre burra dhe një grua janë ndaluar këtë të martë në Hollandë, pas një aksioni të madh policor kundër një bande shqiptare të drogës. Mediat holandeze shkruajnë se policia ka kontrolluar dhjetëra ndërtesa, kryesisht në zonën e Sittard dhe Geleen.

Policia holandeze ka zbuluar një laborator ku rritej kanabis dhe ka arrestuar një 34-vjeçar nga Shqipëria, 2 marokenë si dhe një grua.

‘Hetimi penal ka treguar se kryesisht njerëz me prejardhje shqiptare janë të përfshirë në kultivimin e kanabisit’– u shpreh në një deklaratë Policia Holandeze e cila tregoi se dhe emri i koduar i operacionit ishte ‘Shqipëria’.

Në qendër të hetimit ishte një kompani në Geleen. Kompania e tre belgo-marokenëve ndihmoi dhjetëra kriminelë shqiptarë, sipas gjyqësorit. Për shembull, kostot e qirasë dhe të energjisë të nëntëdhjetë pronave të ndryshme u paguan nga kjo kompani.

Zbulimi i grupit që merrej me rritjen e kanabisit u realizua pasi një agjent, ra në kontakt me shqiptarin e arrestuar, i cili dyshohet se drejtonte bandën. Droga u zbulua në rajonin e Limburgut, i cili është një ndër rajonet më të mëdha në Holandë.

Shqiptari i arrestuar për drogë rezultoi se nuk kishte paguar qiranë. Qiranë në vend të tij e paguante kompania, e cila pas disa verifikime rezultoi se kishte bërë të njëjtën gjë për të tjerë persona. 

Pikërisht kjo kompani dyshohet se bën edhe transportin e parave nga Holanda drejt Gjermanisë ose Belgjikës, pasi kishte qendra në këto shtete. Kjo kompani merrej kryesisht me tregtinë e automjeteve, por mesa duket ishte e përfshirë dhe në veprimtari të jashtëligjshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *