Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur sot zëvendësimin e disa prokurorëve të cilët janë shkarkuar nga vetingu duke plotësuar vendet e lëna bosh.
Në Gjirokastër është emëruar përkohësisht Julian Çafka, i cili do e mbajë këtë pozicion për 3 muaj dhe zëvendëson në këtë pozicion Arben Pashon.
Ndërsa në Korçë, u vendos shtyrja me 3 muaj e qëndrimit të Irena Çunotit në krye të organit të akuzës së këtij qarku. Ajo ka zënë vendin e Irma Ballit, e cila u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 19 shkurt të këtij viti.
Po ashtu, u miratua pro shtyrjes së afatit të caktimit të përkohshëm të prokurorit Altin Dumani në funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, përkatësisht nga dt. 22.05.2019 deri ne 22.08.2019.
U miratua gjithashtu caktimi i prokurores Rozeta Qirjaqi, prokurore pranë Gjykatës së Apelit Korcë të ushtroje funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.