Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me armë në Elbasan, tre të arrestuar


Disa persona në Elbasan janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke e degjeneruar debatin në përdorimin e armëve.  Por konflikti është ndaluar nga efektivët e policisë të cilët kanë kapur në flagrancë personin me armë, një 25-vjeçar me inicialet S.Ll.

Policia ka arrestuar tre persona, i pari i akuzuar për kanosjen me armë të një shtetasi dhe dy të tjerët për moskallëzim krimi.

“Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda për jetën. Sekuestrohet një armë zjarri dhe fishekë luftarakë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i armës. Në pranga dhe dy persona të tjerë të përfshirë në konflikt për motive të dobëta. Policia e Elbasanit  ka marrë njoftimin se në fshatin Bradashesh të Elbasanit po ndodh një konflikt  ku njëri prej tyre ka dhe armë zjarri. Vlerësimi i situatës dhe reagimi në kohë i shërbimeve të policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, ku njëri prej shtetaseve të përfshirë në konflikt po kanoste me armë zjarri një shtetas tjetër.

Gjatë ndërhyrjes për parandalimin e konfliktit , Policia kapi  në  flagrancë me armë zjarri pistoletë  shtetasin  S.Ll., 25 vjeç, banues në Elbasan, i cili gjatë një konflikti  për  motive të dobëta  ka kanosur me armë zjarrit  shtetasin F.C.

Ne cilësinë e provës materiale është sekuestruar  një armë zjarri tip Zastava me 5 fishekë . Gjithashtu janë arrestuar edhe shtetasit   E.Q , 22 vjeç, dhe F.B., 53 vjeç, të dy banues në Elbasan,  për veprën penale moskallëzim i krimit.Materialet iu kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale te ““Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake”, “Kanosje”  në ngarkim të shtetasit  S.LL, si dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimi” , në ngarkim të shtetaseve E.Q dhe F.B.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *