Vendosni fjalën kyçe....

Si iu rikthye Niki Lauda garave, pas aksidentit që e la me shenja për gjithë jetën


Niki Lauda, ​​piloti austriak i cili u nda nga jeta në moshën 70 vjeçare, ishte jo një por tre herë kampion bote në “Formula 1”.

Ai ishte kryetar joekzekutiv i ekipit të Mercedes dhe një nga emrat më të mëdhenj të motorsport. Lauda ishte gjithashtu një pilot dhe një biznesmen i suksesshëm, i cili krijoi dy linja ajrore dhe me raste bënte kapitenin e avionëve në fund të viteve ’60.

Por më shumë ai do të kujtohet për trimërinë që tregoi në rikuperimin nga një aksident i frikshëm që pësoi, në Grand Prix gjerman 1976.

Një vit pasi ishte shpallur kampion bote, Lauda pësoi djegie të shkallës së tretë në kokë dhe fytyrë, thith gazra toksike që dëmtuan mushkëritë e tij dhe iu bënë të gjitha ritet e fundit në spital.

Por pavarësisht këtyre, ai iu rikthye garave vetëm 40 ditë më vonë – duke përfunduar në vendin e katërt në Grand Prix të Italisë.

Deri në fund të garës, plagët e tij të pashëruara kishin gjakosur maskën që mbante poshtë kokores. Kur u përpoq ta hiqte, ai kuptoi se kishte mbetur i mbërthyer në fashot e veta dhe duhej t’i hiqte me një tentativë të vetme. Ky ishte veprimi më i guximshëm në historinë e sportit.

Më vonë, në autobiografinë e tij, ai pranoi se kishte qenë shumë i frikësuar se s’do të mund të garonte më.

Lauda vendosi të garonte atë javë sepse ndjeu se ishte “gjëja më e mirë” për mirëqenien e tij fizike dhe mendore, siç citon “BBC“.

“Të qëndruarit shtrirë në krevat do të më kishte dhënë fund”, tregonte ai. Shenjat e mbetura nga ky aksident, e kanë shoqëruar pilotin austriak përgjatë gjithë jetës.

Pas karrierës së tij si shofer garash, Lauda u bë një sipërmarrës ajror si dhe kryetar jo-ekzekutiv për ekipin e Mercedes dhe garuesin britanik Leëis Hamilton, i cili ka fituar pesë kampionate botërore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *