Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentohet në Rumani, humb jetën oficeri i kontaktit shqiptar në SELEC


41-vjeçari shqiptar Ervin Dervina me funksion Oficer Kontakti pranë qendrës SELEC ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Rumani.

Lajmi është bërë me dije nga Policia e Shtetit. Dervina ishte duke udhëtuar së bashku me bashkëshorten e tij shtetasi rumune, e cila gjithashtu humbi jetën.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Sot në Rumani, si pasojë e një aksidenti automobilistik, ka humbur jetën Ervin Dervina, Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), si dhe bashkëshortja e tij, shtetase rumune.

Policia e Shtetit shpreh dhimbjen dhe solidaritetin për familjarët e 41-vjeçarit dhe bashkëshortes, për humbjen e papritur dhe të parakohshme të të afërmve të tyre, si dhe është e angazhuar maksimalisht dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet rumune për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *