Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Durrësi: Koha për një betejë për jetë a vdekje


Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nga takimi me simpatizantët në Durrës deklaroi se shqiptarët duhet të bëjnë një betejë për jetë a vdekje.

Tani asnjë minutë më vonë ka ardhur koha e një beteje vendimtare për jetë a vdekje për të bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Një bashkim popullor nuk është parë që në ditët e përmbysjes së diktaturës. Ditët që bashkuan shqiptarët rreth kësaj ëndrre të madhe, ëndrrës së dinjitietit dhe mirëqenies. Askush më mirë se Durrësi dhe durrsakët nuk e njeh kalvarin tonë drejt Europës që nisi në vitet 90 kur mijëra bij dhe bija emigrantësh morën rrugën dhe u nisën jashtë”-deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *