Vendosni fjalën kyçe....

Basha-Ramës: Nëse tenton zgjedhje në 30 qershor do ketë përballje në çdo kuti


Kreu i PD-së Lulzim Basha në një takim me simptizantët në Durrës ka theksuar edhe njëherë se zgjedhje në 30 Qershor nuk do ketë.

Basha i është drejtuar Ramës pasi kryeministri herë pas here ka deklaruar se data e zgjedhjeve është e panegociueshme. Sipas Bashës zgjedhjet lokale nuk do bëhen pasi do ketë përplasje në atë ditë.

Nderi dhe detyra jonë si demokrat është t’i prijmë kësaj përballjeje. Për shqiptarët e thjeshtë nuk është vetëm një çështje nderi e detyre për brezat që vijnë por ekzistence. Është një çështje për jetë a vdekje në kuptimin e vërtetë të fjalës. Është betejë për t’i dhënë fund sistemit të kalbur politik e ekonomik”- deklaroi Basha.

Më tej lideri i opozitës akuzoi kryeministrin se ka kapur të gjitha pushtetet dhe institucionet por se e ka sot të gjithë popullin kundër.

Rama i ka kapur të gjitha. Ka sot qeverinë, pseudoparlamentin, pseudodrejtësinë, pseudopolicinë, i ka kapur të gjitha. Ku janë asetetet tona, forca jonë, ai i ka kapur të gjitha por sot e ka të gjithë popullin kundër. Të gjithë njerëzit e bashkuar e të vendosur për t’i dhënë fund këtij teatrit të shëmtuar politik”-tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *