Ciara është pranuar në universitetin e Harvardit. Kjo ishte një ëndërr e parealizuar e këngëtares, e cila ka qenë e angazhuar me karrierën e saj muzikore.
Ajo zbuloi në “Instagram” se ishte pranuar në një program edukimi në shkollën e biznesit të Ivy League.
“Unë gjithmonë kam ëndërruar të shkoj në kolegj, por karriera ime muzikore më çoi në një rrugë për të cilën jam mirënjohëse. Këtë javë u pranova në Harvard! Fjalët nuk mund ta përshkruajnë ngazëllimin tim!”, shkruan Ciara.
Postimin Ciara e ka shoqëruar me një bluzë me “H” përpara. Sikurse shkruan “CNN“, pranimi në kursin tre-ditor bazohet në … arritjet profesionale dhe përgjegjësitë organizative”, sipas faqes së internetit të shkollës. Këngëtarja do të fitojë një certifikatë përfundimi në fund të programit.