Vendosni fjalën kyçe....

Del traileri i filmit të ri me Brad Pitt dhe Leonardo Di Caprio (VIDEO)


Del traileri i filmit “Once Open a Time in Hollywood”, ku luajnë Brad Pitt e Leonardo di Caprio. Një ditë më parë u mbajt Premiera në Festivalin e Filmit në Kanë, ky dy aktorët e njohur u fotografuan sëbashku.

Të dy aktorët ishin veshur pothuajse njëlloj, me kostumin klasik të zi dhe këmishë të bardhë. Ndryshimi ishte se Pitt e mbante kopsën e xhaketës të zbërthyer. ata ishin të shoqëruar nga kolegia tjetër e tyre në film, Margot Robbie.

Personazhi kryesor i këtij filmi është Rick Dalton, i luajtur nga Leonardo DiCaprio, një aktor i dështuar i filmave me kaubojsa dhe alkool.

Miku i tij më i mirë dhe i vetëm është Cliff Booth, i luajtur nga Brad Pitt. Cliff ka një sekret të tmerrshëm në jetën e tij: një ngjarje e tmerrshme për të cilën ai mund ose jo të jetë fajtor.

“Once Open a Time in Hollywood” do të dalë në kinematë amerikane më 26 korrik, 14 gusht në Britani dhe 15 gusht në Australi.

Përveç Al Pacino, Kurt Russell, Timothy Olyphant, në film do të shfaqet dhe i ndjeri Luke Perry në rolin e tij të fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *