Vendosni fjalën kyçe....

Elle Fanning i bie të fikët në Kanë për shkak të fustanit të ngushtë


Aktores së njohur amerikane Elle Fanning i ka rënë të fikët në festivalin e filmit në Kanë.  Fanning u sëmur mbrëmjen e së hënës, ku i ra të fikët në darkën e Chopard Trophee dhe shkak për këtë ishte fustani i saj tepër i ngushtë.

Elle Fanning ishte ulur në një tavolinë pranë motrës së saj, Dakota, e cila e ndihmoi të ngrihej në këmbë përpara se të vinte personeli i sigurimit. Ceremonia u ndalua për pak kohë, pasi një heshtje ra mbi turmën e aktorëve, që po shikonin Fanning të largohej nga forcat e sigurimit.

Më vonë Fanning sqaroi përmes një postimi në “Instagram” se ishte mirë dhe shkak ishte bërë fustani.

“Oooops, më ra të fikët sonte me fustanin tim Prada të viteve 1950, por çdo gjë është mirë”, shkruan aktorja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *