Vendosni fjalën kyçe....

Grupi Avvaz i lidhur me Soros, a është i besueshëm studimi për lajmet e rreme?


Mediumet kryesore të lajmeve kanë raportuar një studim nga grupi “Avaaz”, duke pretenduar se grupe dizinformuese të ekstremit të djathtë kanë përhapur lajme të rreme për zgjedhjet në BE – por a është gjithçka siç duket Avvaz?

Rrjeti Avaaz e mban veten si rrjet social që promovon në vendimarrje politikat e njerëzve të aftë dhe studimi i i saj fundit pohon se më shumë se 500 grupe me llogari të dyshimta në Facebook që veprojnë në të gjithë vendet e mëdha të BE dhe përhapin lajme të rreme për zgjedhjet evropiane me qëllim rritjen e të djathtës ekstreme dhe partive anti-BE.

Sipas Avaaz, rrjetet dizinformuese,  kanë popullaritet më shumë se faqet zyrtare të partive të krahut të djathtë dhe atyre anti-sistem,  duke konsideruar këto grupe se kanë qenë të angazhuar që nga shpërndarjet e përmbajtjes së supremacisë të bardhë deri në mohimin e Holokaustit.

Mediat që nga Washington Post në SHBA deri te The Guardian në Britani kanë raportuar  studimin e Avvaz, i cili u publikua vetëm disa ditë përpara se evropianët të shkojnë në zgjedhje.

Por leximi i raporteve jep një përshtypje të qartë se Avaaz është një grup jopartiak dhe i pavarur , kur realiteti është shumë ndryshe. Avaaz nuk po studion këto zgjedhje, por po bën fushatë në mënyrë aktive.

Ndërsa Avaaz pretendon se nuk pranon para nga qeveritë apo korporatat, ndërkohë është i lidhur me grupet e tjera sociale si Res Publica dhe Moveon.org (i cili është financuar pjesërisht nga miliarderi hungareo-amerikan George Soros) dhe bashkë-themeluesit e saj, Ricken Patel dhe Tom Perriello, kanë një histori të mbështetjes së axhendës imperialiste të SHBA.

Patel ka punuar më parë për Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Amnesty International, ndërsa Perriello është një ish-kongresmen amerikan që ka votuar për vazhdimin e luftërave në Afganistan dhe Irak. Soros ishte gjithashtu një kontribues i madh i fushatës së Perriellos.

A është ky lloj i grupit të veprimit politik që duhet të citohet nga mediat pa një kontekst të duhur?

Gazetarët e pavarur kanë ngritur dyshime rreth aktivitetit të Avaaz për vite, duke vënë në dukje prirjet e tyre të forta pro-sistem dhe globaliste, të cilat madje janë përkthyer në mbështetje të jashtme për luftërat amerikane për ndryshim regjimesh në mbarë botën.

Kur grupi Avvaz nuk flet për zonat e luftës në Libi dhe Siri, ose të shqetësohet për ndryshimin e regjimit në Venezuelë apo Iran, mbështet në mënyrë aktive figurat politike qendrore dhe neoliberale në Bashkimin Evropian dhe SHBA. Patel tha për “EUobserver” vitin e kaluar se “shumica” e njerëzve në të gjithë Evropën “qëndrojnë” me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe gjithashtu kanë mbështetur në mënyrë aktive Presidentin francez Emmanuel Macron me video dhe peticione në internet.

Ndërsa Avaaz duket se është shumë i shqetësuar me gjendjen e qytetarëve në vende si Venezuela dhe Irani (grupi gjithashtu ishte e përfshirë në mënyrë aktive në promovimin e “Revolucionit të Gjelbër” të Iranit në 2009), duket se nuk është shqetësuar për jetën e evropianëve të zakonshëm.

Grupi ka vënë në fokus lëvizjen e “jelek verdhëve”  anti-Macron në Francë duke i cilësuar protestuesit si lehtësisht objektiv për përhapjen e “lajmeve të rreme” – dhe “qershia mbi  tortë”, hedhja e fajit Rusisë për përhapjen e shpejtë të këtij lajmi, një tjetër objektiv i preferuar nga Avvaz.

Në të vërtetë, nuk është për t’u habitur që raportimet e mediave për të ashtuquajturat ndërhyrje në zgjedhjet e BE-së kanë marrë një ngjyrim anti-rus, me të cilët shumë sugjerojnë që grupe dizinformuese thjesht ‘kopjojnë taktikat ruse’ duke i krahasur me  zgjedhjet e vitit 2016, kur Partia Demokratike pretendoi se fushatat e dizinformimit nga Rusia ishin një faktor kryesor në humbjen e Hillary Clinton ndaj Donald Trump – një pretendim për të cilën nuk pati prova.

Një nga këto raporte për taktikat e supozuara të ndërhyrjeve citon Ben Nimmo, një ish-oficer i shtypit i NATO-s, i cituar rregullisht nga gazetarët kryesorë sikur të ishte një burim i paanshëm. Nimmo përpara zgjedhjeve të BE-së pohoi se “aktorët e brendshëm” në të gjithë Evropën janë  “duke bërë atë që rusët tashmë kanë bërë” – sepse është më e lehtë të fajësohet Rusia për mosmarrëveshjet sociale në Europë sesa lidershipi i dështuar dhe politikat jopopullore.

Edhe një herë, duket se shumë nga grupet që pretendojnë të ndihmojnë njerëzit të njohin lajmin e rremë online janë disa nga furnizuesit më të mëdhenj dhe më të mëdhenj të dizinformimit – dhe shpesh promovohen nga rrjetet kryesore të lajmeve – nëse ata e shesin raportimin për korrekt.

Mediat kryesore vazhdojnë të kuotojnë themeluesit e firmës për siguri në kibernetikë “New Knowledge” si ekspertë të besueshëm në zbulimin e taktikave  dizinformuese të Rusisë, edhe pasi firma u kontaktua nga New York Times për të drejtuar fushatën e saj të dizinformimit gjatë një gare për senatin amrikan në Alabama në vitin 2017. The New Knwledge krijoi llogari të rreme Ruse në media sociale për të “mbështetur” një kandidat dhe më pas punoi për ta cilësuar kandidatin si të zgjedhurin e Moskës.

Duke mos përmendur lidhjet e qarta të Avaazit dhe prirjet e qarta politike, lajmet perëndimore duke cituar studimet e tyre si plotësisht të besueshme dhe të pavarura janë thjesht duke u angazhuar në metodat e tyre dizinformuese.

VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *