Karriera 23-vjeçare e një mjeku është në rrezik, pasi i kërkoi një gruaje muslimane të hiqte shaminë që i mbulonte gojën, që ta dëgjonte më mirë se çfarë po thoshte për gjendjen e fëmijës së saj sëmurë.
Keith Wolverson, shpjegoi se nuk mund ta dëgjonte mirë gruan përmes hixhabit të saj, që i mbulonte fytyrën duke i lënë vetëm sytë. Kështu ai e pyeti me edukatë ta hiqte atë, ndërkohë që ajo po i shpjegonte sëmundjen e vajzës.
“E kisha të vështirë të kuptoja atë që gruaja po thoshte pas mbulesës, kështu me mirësjellje i kërkova asaj që ta hiqte, sepse unë kisha nevojë të dëgjoja se çfarë nuk shkonte me vajzën e saj, që të mund ti ofroja një mjekim më të mirë”, shpjegoi ai, citon Breitbart.
Dr Wolverson tha se ishte detyruar dhe se nuk kishte pasur ndonjë problem fillimisht, por gjysmë ore më vonë, burri i gruas mbërriti në kirurgji dhe paraqiti një ankesë kundër tij tek mbikëqyrësit.
Burri pohoi se gruaja e tij kishte shpërthyer në lot nga incidenti dhe ishte ndjerë “viktimë e diskriminimit racor”.
Ai thotë se doktor Wolverson i dha asaj një shikim “të pistë” kur i kërkoi të hiqte mbulesën dhe kishte refuzuar të vazhdonte vizitën, përveç nëse ajo e respektonte. Gruaja pretendon se i tha mjekut se kështu nuk ndihej rehat për shkak të besimit të saj fetar.
Ankesa tani është marrë formalisht nga Këshilli i Përgjithshëm Mjekësor (GMC) dhe kjo mund të rezultojë edhe në shkarkimin e mjekut. Dr Wolverson tha se procesi mund të “më shkatërrojë”.
“Nuk jam racist. Kjo nuk ka të bëjë me racën, fenë apo ngjyrën e lëkurës – ka të bëjë me qartësinë e komunikimit “.
Wolverson tha se ai kurrë nuk kishte hasur probleme më parë, kur u kërkonte pacientëve të hiqnin mbulesat e fytyrës dhe tha se “shumë e bëjnë këtë me mirësjellje”.